Shqiperia Etnike

Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare. Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë. Historia para pavarësisë Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Osmane. Ajo ishte e ndare në disa sanxhakë : Kosova, Shkodra, Janina dhe Manastiri. Pas Traktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi territoret shqiptarë nuk u copëtuan të gjitha por mbeten pjesë e Portës së Lartë. Pavarësia dhe ndarja e territoreve Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha. më gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë të Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake. Pasojat e ndarjes së shqiptarëve Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve. Lufta në Kosovë Kosova qëndroi si pjese e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia Lufta në Luginën e Preshevës Lufta në Republikën të Maqedonsië Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi. AK ka si synim të mbrojë harmoninë fetare dhe etnike në Shqipëri, edhe shtetin ligjor. AK ka hapur degë në shumë qytete të Shqipërisë, në Maqedoni, Kosovë e në të gjitha trevat shqiptare, gjithashtu ajo ka degë edhe në shtete evropiane si Itali, Belgjikë, SHBA ku jetojnë, punojnë e studiojnë emigrantë shqiptarë. Ajo nisi aktivitetin e saj në Vlorë në të bëjnë pjesë shumë shoqata atdhetare. Aleanca Kuq e Zi u krijua si bashkim i një grupimi qytetarësh, të cilët ishin lodhur dhe mërzitur me politikat denigruese dhe antikombëtare të klasës politike shqiptare, e cila nuk po përllogariste interesat kombëtare dhe ato qytetare. Ajo i ngjau një mbirjeje dhe çeljeje të natyrshme shoqërore, në një truall ku përpjekja për ndërtimin e një shoqërie demokratike në Shqipëri, po haste në vështirësi të mëdha. Shkaku i parë që e këputi këtë zinxhir, ishte shpërfillja e përsëritur ndaj interesit kombëtar si dhe të identitetit kombëtar. Pas një Marrëveshjeje Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, në mjedisin shqiptar ish projektuar një “CENSUS”, i cili ndër statistikat që i kërkoheshin, çonte në një regjistrim etnik e fetar me kritere antiligjore, që do të cenonte identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke iu hapur udha prej një Ligji të Gjendjes Civile me natyrë po aq antikombëtare. Nuk mund të heshtej më ndaj një procesi përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të shekullit që shkoi, ndaj emigracionit në shtetin fqinj jugor, që t’i pritej rruga kësaj kryqëzate të bashkëshoqëruar me ndërrim të emrave të shqiptarëve të emigruar, me një ofrim ekonomik fatal pensionesh në jug të vendit Aleanca etj. Bazat dhe Prioritetet Kuq e Zi u mbështet që në fillim fuqimisht nga shoqata të ndryshme patriotike, të cilat iu bashkëngjitën asaj. Një erë kombëtare filloi të fryjë në të gjithë botën ku ka shqiptarë, të cilët e gjetën veten tek ky shqetësim që u shpërfaq, duke dhënë sinjale se nuk ishte ky i vetmi shkak që Lëvizja po merrte një përhapje dhe energji jetësore. AK erdh’ e u formësua si një lëvizje kombëtariste e shoqërore, me një shpirt doktrine që nuk i bie më qafë asnjë shoqate, lidhjeje apo lëvizjeje tjetër, e aq më tepër, nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilave që në ditët e para e sulmuan atë, e tipizuan dhe e përbuzën. Në këtë periudhë të shkurtër, shtjella e energjive që u dukën, e opinioneve, argumenteve dhe dëshirave që u hodhën mbi palët e flamurit kuq e zi, nuk ishte vetëm ideali i bashkimit kombëtar, por një spektër i gjerë i zhvillimeve mbarëshqiptare demokratike të shoqërisë së sotme, në mënyrë që fryma shqiptare, energjitë talenti të priren e të vërshojnë për Shqipërinë, drejt mbrothësisë së shenjtë të idealit kombëtar. AK askurrë nuk ka artikuluar një frymë kombëtare sipërore dhe mohuese ndaj fqinjëve. AK e vlerëson këtë tranzicion të mbushur me dështime, sepse në radhë të parë ka munguar orientimi kombëtar. Organ i saj është Gazeta Kuq e Zi.

No comments:

Post a Comment